Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ku shqiptarët kanë fituar shumë vota.

Ai është i mendimit që partia e Zoran Zaev do krijojë qeverinë, pasi siç tha VMRO- DPMNE e ka ende kryeministrin në arrati, Nikola Gruevskin.

“S’kam pasur dyshim që zgjedhjet do i fitonte Zaev se VMRO- DPMNE e ka ende kryeministrin në arrati. Europa ia njeh një lloj borxhi se Zaevi rrezikoi shumë. bëri dhe aktin që dha dorëheqjen në momentin kur nuk u pranua emri i Maqedonisë.

Hapja kaq shumë e frontit, marrja e sa më shumë deputetëve më thotë se Zaevi ka luajtur shah të klasit të parë. Për shkak se jemi në një vend me konflikte etnike, rezultatet e partive shqiptare ngrenë peshë edhe zemrat e shqiptarëve. Ali Ahmeti kështu ka siguruar pozitën e “babës”. Unë besoj që edhe për faktorët që ka plotësuar, kushtet e Evropës, kalkulimet janë të thjeshta”,- tha Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb