Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se zgjedhja e Blendi Çuçit si ministër të Brendshëm nuk e irriton opozitën.

Ai tha se me zgjedhjen e Çuçit, uron që të mos ketë një dominim të dhunës.

“Është zgjedhja më e mirë që ka bërë Rama. Ka vënë një administrator perfekt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Zgjedhja e Çuçit nuk e irriton opozitën. Uroj të dominojë administratori dhe mos ketë dhunë”, tha Nazarko.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: