NBA ka luajtur plot 13 takime, sfida të vlefshme për sezonin e rregullt në të dyja konferencat.

Në Lindje, Bostoni vazhdon të regjistrojë suksese, duke i “salduar” edhe më tepër pozitat në vendin e parë në renditje.

“Celtics” këtë herë shpërthyen në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin 134-121 ndaj Majemit.

Protagonisti kryesore në suksesin e Bostonit ishte Tatum, autor i një ndeshjeje të jashtëzakonshme me 49 pikë, 11 ribaunde dhe 3 asiste.

Gjithashtu shkëlqeu edhe Braun me 26 pikë, 7 ribaunde dhe 5 asiste. Ndërkohë për Majemin më i miri në këtë sfidë ishte Adebajo, i cili regjistroi 23 pikë, 6 ribaunde dhe 5 asiste, ndërsa për “Heat” rëndon mungesa e Batler.

Gjithsesi Majemi mbetet në garë për zonën “play off”, ndërsa Bostoni vijon momentin e artë me 14 fitore në 15 ndeshjet e fundit.

Në Konferencën e Perëndimit është Feniks që bën ligjin, duke u pozicionuar në vendin e parë të renditjes. “Suns” siguruan fitoren e gjashtë radhazi, teksa thyen në shtëpi Çikagon në shifrat 132- 113.

Njeriu i ndeshjes ishte Buker, i cili ishte thjesht i papërmbajtshëm, teksa plot 51 pikë mbajnë firmën e tij.

Për “Bulls” nuk mjaftoi De Rozan, autor i 29 pikëve, 7 ribaundeve dhe 4 asisteve.

Në tabelë pasqyrohen të gjitha rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara në orët e para të mëngjesit të djeshëm në NBA.

Rz 11
Rz 11

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: