New York triumfon në derbin ndaj Brooklyn me rezultatin 103-90, duke regjistruar fitoren e tretë sezonale. Protagonist ishte Landry Shamet, i cili e mbylli takimin me 22 pikë, pavarësisht se e nisi nga stoli.
Në Konferencën e Lindjes kryeson Philadelphia, që mposhti Chicago-n me rezultatin 107-106, në një sfidë të vendosur në fund. Maxey dhe Brown ishin më të mirët në parket për 76-ers duket realizuar double double, ndërsa LeBron James u mjaftua me vetëm 15 pikë.
Humbjen e parë të sezonit e pëson Memphis, i cili u mposht pas kohës shtesë nga New Orleans me shifrat 135-134, pavarësisht 40 pikëve të Jerome. Ndërkohë, Detroit dominoi Charlotte-in në transfertë, duke fituar 124-91, me Cunningham që spikati me 33 pikë.
Fitore bindëse edhe për Lakers, që mposhtën Miami-n 138-117. Luka Doncic shkëlqeu me 42 pikë dhe 13 asistime, duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit. Slloveni vijon paraqitjet fantastike në parket duke bërë një nisje magjike sezonit me skuadrën kaliforniane.
Golden State iu fal magjisë së Stephen Curry-t, autor i 34 pikëve, për të mposhtur Phoenix-in 116-113. Ndërsa në Perëndim, Houston konfirmon momentin pozitiv, duke mundur Bostonin 109-93, me Sengun që realizoi 26 pikë. Teksanët kryesojnë Konferencën e Perëndimit pas 8 ndeshjeve të para në Regular Season me 7 fitore dhe vetëm 1 humbje.
