MEKSIKE– Këngëtari dhe producenti meksikan, Juan Gabriel, legjenda e muzikës latino-amerikane humbi jetën dje në moshën 66-vjeçare për shkak të një ataku kardiak, bëri të ditur televizioni meksikan “Televisa”.

“Juan Gabriel, emri i vërtetë i së cilit ishte Alberto Aguilera Valadez vdiq në 11:30, sipas orës lokale, në Santa Monica në Kaliforni”, sipas “Televisa”-s, stacioni më i ndjekur televiziv në Meksikë.

I njohur si Elvis Presley meksikan, në sajë të popullaritetit të madh, ky artist kaloi dekada në të gjithë Amerikën Latine, ku baladat e tij romantike janë shumë të pëlqyera në rite martesore, ditëlindje apo festa.

“Jaunga”, siç quhej ndryshe ai, ka fituar më shumë se 1 000 disqe të arta, platini dhe multi-platini si edhe një yll të gdhendur në Hollywood Boulevard.

Turnetë e shumta i kanë mundësuar renditjen në mesin e personave me të ardhura të mëdha në industrinë muzikore.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb