Është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare këngëtari i njohur kanadez Leonard Cohen.

Njoftimi për vdekjen e tij është bërë në një deklarate në faqen e tij në facebook.
“Me keqardhje të madhe, ju lajmërojmë se poeti, kompozitori dhe artisti Leonard Cohen ka ndërruar jetë,” shkruhej në postim.
“Ne kemi humbur një nga muzikantët më të vyer”.

Pas Dawid Bowie, Prince, tani një humbje tjetër vjen për muzikën. Kantautor, poet, romancier, një nga artistët më me influencë të kohës sonë, me këngët e tij ka bërë për vete mijera njerëz në mbarë globin.

Nga dashuria deri tek politika, nga seksi tek feja, në këngët e tij dhe në rrëfimët e tij muzikore, Cohen ka eksploruar çdo aspekt të jetës, me një ndjeshmëri absolute, të ngjashme dhe ndoshta më shumë se artisti i çmimit Nobel Bob Dylan.

Disa nga hitet më të bukura të këngëtarit të lindur në Montreal janë ‘Suzanne’ , ‘Dance me to the end of love’, ‘I am you man’.

Albumi i fundit që Cohen nxorri ishte “You want it darker” muajin e kaluar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: