Maricarmen Abascal, rezistenca e së cilës ndaj dëbimit nga apartamenti i saj në Madrid shkaktoi një protestë mbarëkombëtare në rritje, ka vdekur. Gjendja e saj e vështirë nxori qindra mijëra njerëz në rrugë dhe në fund çoi në zgjedhje të përgjithshme pas demonstratave masive në të gjithë vendin.

Gruaja 87-vjeçare i kishte rezistuar katër përpjekjeve për dëbim gjatë dekadës së fundit. Në një mesazh të fundit nga shtrati i spitalit, ajo u bëri thirrje protestuesve: “Luftoni!”

Gruaja e moshuar, e cila jetonte në lagjen Retiro të Madridit, ishte shtruar në këtë spital pasi nuk arriti të ndalonte një përpjekje të katërt për ta dëbuar , por ajo kishte arritur ta detyronte fondin e pronave që e dëboi nga shtëpia e saj të tërhiqej dhe ta lejonte të kthehej, pas një marrëveshjeje me autoritetet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb