Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të këshilltares bashkiake Dorina Kuka në moshë të re.

“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!
Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes!”, shkroi Veliaj.

Kuka ishte vetëm 35 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, ajo luftoi deri në fund, por nuk mundi t’ia dalë duke lënë pas dhimbje për të gjithë të dashurit e saj, por edhe nxënësit me të cilët punoi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb