NGA: BRIKENA METAJ*
GJIROKASTËR- Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme aktori 73-vjeçar Aleksandër Pogaçe. Edhe pse prej vitesh vuante nga sëmundja e diabetit, vdekja e tij ka qenë e parakohshme për familjarët dhe miqtë e aktorit.

I lindur në Fier në 16 tetor 1943, djali i aktorit të humorit të Estradës së Fierit, Nestor Pogaçe, pas përfundimit të studimeve për aktrim në vitin 1964 ai filloi punë si aktor në Teatrin e Vlorës, më pas në atë të Fierit dhe të Gjirokastrës. Gjate veprimtarisë se gjate skenike ne këto teatro ka krijuar figura artistike te spikatura, qe kane kontribuar ne ngritjen e nivelit te shfaqjeve duke qene i përkushtuar dhe shembull i një pune kembengulese, serioze e me pasion. Homazhet në nderim të tij janë zhvilluar ditën e sotme në teatrin “Zihni Sako” na Gjirokastër ku ai jetoi e punoi për 25 vite me radhë.

Aktori Aleksandër Pogaçe ka qenë një aktor i roleve dytësore, pothuajse të gjithë personazhe negativë, por që kanë lënë mbresë tek spektatori. Aktiviteti I tij në kinema shtrihet kryesisht gjatë viteve ’80 ku ai luan në disa filma artistikë, ku përmendim “Plumba perandorit” te manifestuesit apo togerin Franc tek “Dëshmorët e monumenteve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: