SUEDI- Çmimi NOBEL për 2015 në fizikë shkon për japonezin Takaaki Kajita dhe kanadezin Arthur McDonald. Të dy sNjë japonez dhe një kanadez u vlerësuan sot me çmimin Nobel për Fizikë për punimet e tyre mbi neutrinon, grimcë kozmike për të cilën ata zbuluan se kishte masë.

Takaaki Kajita dhe Arthur McDonald janë dalluar për nxjerrjen në pah të “luhatshmërisë së neutrinove”, një zbulim që mundëson të kuptosh funksionimin e brendshëm të lëndës dhe gjithashtu të njohësh më mirë universin, theksoi juria suedeze në motivacionet e saj.

“Zbulimi ka çuar në konkluzionin, me një rëndësi të konsiderueshëm, se neutrinot, të konsideruara për një kohë të gjatë se nuk kanë masë, duhet të kenë një, edhe pse shumë të vogël, shkruan juria duke përshëndetur zbulimin historik.

Molekula elementare e lëndës, që mund ta krahasojmë me një fantazëm ose një kameleon, neutrinoja ka qenë në univers një miliardë herë më shumë e pranishme se çdo përbërës tjetër i atomeve, ndërkohë që është shumë e vështirë për tu kapur.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: