Kenia dhe Ruanda ndaluan vaksinimin masiv sepse nuk mund të furnizonin vaksina të reja ndërsa Malavi njoftoi se do të asgjësojë 19 mijë doza të vaksinave që nuk mund të përdoren pasi u ka skaduar afati i përdorimit.

Ministria e Shëndetësisë së Kenias njoftoi se pothuajse të gjitha 1 milion dozat e vaksinave që erdhën në vend u përdorën ndërsa është e pasigurt se kur do të aplikohet doza e dytë, pasi ato ende nuk janë në dispozicion.

Ruanda njoftoi se vaksinimi masiv është ndalur plotësisht në të gjithë vendin për shkak të mungesës së vaksinave të reja

Ruanda, e cila konsumoi 350 mijë vaksina, priste nga India edhe 500 mijë doza të tjera vaksinash.

Të dy vendet filluan një program vaksinimi masiv me vaksinat AstraZeneca të prodhuara në Indi e cila po lufton me rastet në rritje.

Malavi do të asgjësojë vaksinat

Bëhet e ditur se 19 mijë vaksina do të asgjësohet këtë javë në Malavi, e cila njoftoi se nuk do të përdorë këto vaksina për shkak se u ka kaluar afati i përdorimit.

Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC) njoftoi se vaksinat kundër COVID-19 mund të “përdoren” me arsyetimin se afati i ruajtjes ishte 3 muaj më i gjatë.

Disa vende në Afrikë nuk pranuan ta praktikonin këtë këshillë.

Ndërkaq deri më tani në kontinent janë regjistruar 4 milionë e 750 mijë raste me COVID-19 ndërsa numri i viktimave ka kaluar 127 mijë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb