Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka deklaruar se kreu aktual i PD, Lulzim Basha ka hyrë në Presidencë duke qarë për të kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai u shpreh se asokohe e ka shoqëruar Bashën nga porta deri në zyrën e Presidentit të asaj kohë, Ilir Meta, me kreun e demokratëve që ishte duke qarë dhe që ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në të cilat nuk mori pjesë.

Blushi tha se Basha “i ulej në gjunjë Ilir Metës” duke iu lutur që të shtyheshin zgjedhjet.

Pjesë nga biseda:

Blushi: Në vlerësimin tim është vijim i programit për eliminimin e opozitës reale. U bë një përpjekje për të nxjerrë opozitën nga institucionet me Lulzim Bashën të mos i harrojmë krimet që ka kryer me djegien e mandateve, daljen nga pushteti vendor. Këto janë krime, nga djegia e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale. Ky program i finalizua me këtë ndalim të liderit historik të PD, Sali Berishës. E mbani mend, u shtynë zgjedhjet. E kam parë Lulin me lot në sy. E kam parë në Presidencë

Sefa: T’u dhimbs?

Blushi: E kam shoqëruar unë, pyete Lulin.Kush të ka shoqëruar thuaji nga porta te zyra e Presidentit. Ishte me lot në sy

Sefa: A t’u dhimbs?

Blushi: Unë po të them një fakt, Lulin e kam marrë për dore nga porta e kam ccuar te zyra e Presidentit. Ishte duke qarë, nuk po të gënjej. Dhe ka dalë duke qarë. Po të them një fakt. Luli lutej, aman shtyni zgjedhjet se do ndodhin çmendurira në këtë vend. Dhe Luli nuk mori pjesë në zgjedhje. Për këtë që po të them mbaj përgjegjësi, Lulin e kam marrë për dore nga porta.

Sefa: Kur ka qenë Lul Basha në politikë e në Presidencë ti nuk ke pasur fare lidhje me këtë punë.

Blushi: Mund të ma thuash pse Luli nuk mori pjesë në zgjedhje?  Ka hyrë duke qarë, i ulej në gjunjë Ilir Metës, aman të lutem. Nuk po të gënjej. Uroj që serverat e Presidencës të jenë funksionalë, merri dhe shikoje kryetarin tuaj që hyn duke qarë.

Sefa: Keni eksperiencë të keqe me serverat, kam hall se ua vjedhin herë pas here.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb