KUKËS- Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetas kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Organet e Drejtësisë së Luksemburg në vitin 2012, për veprat penale Vjedhje me dhunë dhe me armë.

Sipas të dhënave zyrtare është ndaluar shtetasi Driton Delijaj, 41 vjeç. Policia kufitare ka bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi.

Sipas policisë, maksimumi i dënimit për veprat penale të konsumuara nga 41-vjeçari është 10 vjet burg. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb