ELBASAN

Një 23-vjeçar, punonjës në një kompani sigurimi në Elbasan është arrestuar nga policia pasi ka mashtruar një klient duke i marrë disa herë para.

Sipas burimeve zyrtare, Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë, për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasin S. P., 23 vjeç, banues në lagjen “Sul Papri”, Elbasan (punonjës në një kompani sigurimi).

I riu, me anë të mashtrimit, i ka marrë disa herë, shuma të ndryshme parash, shtetasit I. H., me zotimin për ta pajisur me dokumentacion për mjetin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb