Lufta që po ndodh në Ukrainë, ka bërë që njerëzit të solidarizohen dhe të protestojnë nëpër shtete të ndryshme, kundër asaj që po ndodh. Shumë lojtarë dhe figura të njohura kanë shprehur qëndrimin e tyre lidhur me luftën.

Në këtë moment nuk mund të mungonte dhe pjesëmarrja e Andryi Shevchenkos. Ish-sulmuesi i Milanit dhe fituesi i Topit të Artë ka dalë në protestë së bashku me familjen e tij në Londër, në vendin që jeton.

Jo më kot pasi ai është ukrainas dhe dashuria për atdheun është më e fortë se çdo gjë. Shevchenko është një simbol në Ukrainë dhe reagimet e tij nëpër rrjetet sociale kanë marrë shumë vëmendje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb