Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të diplomatit Martti Ahtissaari.

Në një postim në “Facebook”, Basha e quan Ahtisaarin njeri të paqes dhe një prej arkitektëve të pavarësisë së Kosovës.

Postimi i Bashës:

Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, njeriun e paqes dhe, si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, një prej arkitektëve të pavarësisë së Kosovës. Mik i çmuar i kombit tonë, Ahtisaari udhëhoqi me kontributin e tij të jashtëzakonshëm rrugëtimin e pandalshëm drejt 17 Shkurtit 2008, duke realizuar ëndrrën shekullore për liri.
Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë rolin e tij historik.
Në këtë ditë të trishtë të ndarjes nga jeta të Martti Ahtisaari, ne nderojmë me respekt dhe mirënjohje figurën e tij, duke i shprehur ngushëllimet familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit të Finlandës. U prehtë në paqe!

Basha Ahtisari
Basha Ahtisari

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: