Presidenti i Republikës ka reaguar për ndarjen nga jeta të sportistit të shquar shqiptar, Arben Fagu.

Meta shprehet se ndarja nga jeta e Fagut është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për sportin shqiptar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Ndarja e parakohshme nga jeta e Profesor Arben Fagut është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për sportin shqiptar, veçanërisht për basketbollin, që i përkushtoi të gjitha energjitë e tij.

Lojtar virtuoz i “Dinamos”, “Partizanit” dhe i Ekipit Kombëtar, i dalluar për shpirtin e garës, forcën e karakterit dhe nivelin e lartë sportiv, Profesor Fagu spikati edhe si trajner i përkushtuar e pasionant, duke merituar vlerësimet dhe duartrokitjet e sportdashësve.

Të gjithë ne, të cilët e njohëm nga afër, humbëm një mik të sinqertë, ndërsa sporti një personalitet të pakrahasueshëm.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen e dashur Fagu, kolegët dhe të gjithë nxënësit e tij.

Të prehet në paqen e merituar dhe kujtimi i tij të jetë gjithmonë i paharruar!

Lamtumirë Kampion!

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb