Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur, Avni Mula.
Ky i fundit ndërroi jetë sot në moshën 92-vjeccare.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Mula ishte artisti që ndriçoi me artin e tij në kohë të errëta, ndërsa shton se na la pas një krijimtari të vyer.

MESAZHI I BASHËS
Arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijmtari të vyer. Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: