TIRANË

Deputeti socialist Alket Hyseni ka reaguar pas lajmit për ndarjen para kohe nga jeta të PD-së Sarandë Hariz Mema, i cili pësoi sot një infarkt që i mori jetën në moshën 54-vjeçare. Hyseni e cilëson një qytetar të mirë të Sarandës, familjar të shkëlqyer që dha një kontribut të çmuar për qytetin.

“Lajmi i trishtueshëm për humbjen e jetës së z. Hariz Mema
Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë. Marr pjesë në dhimbjen e  familjes , të shokëve, miqve, patriotëve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!”, shkruan Hyseni.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb