Ndarja e Olivia Newton-John është bërë kryefjalë e mediave ndërkombëtare. Ylli ikonik i popit dhe aktorja e “Grease” vuante nga kanceri i gjirit prej vitesh dhe u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Ndërkohë, në mediat sociale janë ngritur paralele mes ndarjes së saj nga jeta dhe golit të mesfushorit nga Uellsi, Aaron Ramsey, i cili pati pa dyshim një debutim ëndrrash në Francë, ku pas vetëm një minute në fushë, gjeti golin e parë me Nice-n, të dielën.

Gjithsesi, duket se mallkimi i tij për “Golin e Vdekjes” është rikthyer dhe njëherë. Një ditë pas golit të shënuar nga uellsiani, është ndarë nga jeta Newton-John. Edhe pse duket e pabesueshme, ajo mund të quhet “viktima” e 24-të e Ramsejt, i cili sa herë ka shënuar më parë për Arsenalin, thuajse vdiste një person i njohur. Disa nga “viktimat” e tij të tjerë janë Osama Bin Laden, Steve Jobs, Whitney Houston, Paul Walker, David Bowie, Alan Rickman, Nicky Hayden etj.

Ylli i “Grease” vdiq në fermën e saj në Kaliforninë Jugore të hënën në mëngjes, e rrethuar nga familja dhe miqtë pas një beteje të gjatë me kancerin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb