Bayern Munich prezantoi trajnerin e ri, Thomas Tuchel. Në konferencë për shtyp, së bashku me stafin drejtues të klubit, Tuchel nuk i fshehu emocionet për këtë detyrë të re:

“Është një nder i madh për mua fakti që më kërkoi Bayern Munich. Falënderoj Oliver Khan, Hasan Salihamidzic, Halbert Hainer dhe Uli Hoenes për besimin që më dhanë. Kur punon jashtë kupton më mirë rëndësinë e një klubi si Bayern. ADN e këtij klubi është e lidhur me suksesin. Skuadra që do të kem në dispozicion është një nga më të talentuarat dhe më të fortat në Evropë. Mund të luaj për çdo titull me këtë ekip.

Zgjodha Bayern edhe për motive personale, për të qenë pranë familjes. Për këto dhe për shumë arsye të tjera pranova me shpejtësi ofertën e Bayern”, u shpreh ndër të tjera Thomas Tuchel në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb