Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shoqëruar me tensione dhe ndërprerje të herëpashershme.

Gjatë zhvillimit të seancës, Gjykata vendosi të gjobisë Monika Kryemadhin dhe avokatin e saj, Kujtim Cakrani, pasi ndërhynë pa leje gjatë procedurës gjyqësore.

Sipas vendimit të trupit gjykues, të dy u ndëshkuan me gjobë prej 10 mijë lekësh secili për prishjen e solemnitetit dhe mbarëvajtjes së seancës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb