KOSOVE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar NATO-n, në 25-vjetorin e sulmeve ajrore kundër gjenocidit serb në Kovovë. Osmani thotë se 25 vjet më parë filloi shpëtimi i Kosovës dhe sipas saj aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë.

“25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja. Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë! Faleminderit përjetësisht NATO”, thotë Osmani në një postim në Facebook.

Presidentja më ka shtuar se “25 vjet më parë, aleatët tanë të NATO-s u bashkuan në forcë dhe qëllim për t’i dhënë fund brutalitetit të regjimit të Millosheviqit”.

Osmani ka theksuar se ndërhyrja e NATO-s shpëtoi jetë të panumërta dhe hodhi themelet për vendin e lirë dhe demokratik që ne e çmojmë sot.
Presidentja, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.

Kujtojmë që sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër serbëve, Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb