ELBASAN

RENEA ka përdorur thuajse gjithë mënyrat e mundshme për të neutralizuar Lefter Zhidrun por në fund efektivët nuk patën tjetër mundësi, veçse ekzekutimit me plumb.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se u përdor në momentin e ndërhyrjes edhe gaz lotsjellës, teksa më parë u tentuan negociatat por i moshuari Lefter Zhidru qëndronte i rezervuar.

Por 71-vjeçari reagoi keq duke qëlluar sërish në drejtim të policëve, por kësaj radhe u ekzekutua menjëherë duke përmbyllur edhe rreth 5 orët e ankthit në Elbasan, pasi 71-vjeçari terrorizoi familjarët, banorët e pallatit, të lagjes, plagosi dy kalimtarë të rastësishëm si dhe qëlloi në dy raste ndaj patrullës, forcave Shqiponja dhe RENEA-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb