Çdo lajm në lidhje me Michael Schumacher tërheq vëmendjen, ndërsa ndez shpresat e shumë njerëzve. I fundit dhe që si gjithmonë po bën xhiron e botës flet për një ndërhyrje rigjeneruese me qeliza staminale. Sipas “Daily Mail”, ndërhyrja do të kryhet gjatë këtyre ditëve dhe do të udhëhiqet nga një prej emrave të mëdhenj të mjekësisë si doktori Philippe Menasche. Por ky lajm nuk është konfirmuar nga familja dhe enturazhi i Schumacher.

131701941 Ad588022 9047 46c7 A451 Deac441f5669
131701941 Ad588022 9047 46c7 A451 Deac441f5669

Madje, duke ruajtur të njëjtën linjë të fortë mbi privatësinë, ata e përgënjeshtrojnë një mundësi të tillë. Në fakt, emri i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 shfrytëzohet duke krijuar rreth gjëndjes së tij shëndetësore shumë “fake neës”. I tillë mund të jetë dhe ky lajm, pasi dyshimet forcohen me situatën e pandemisë. Një ndërhyrje në këtë kohë do të rrezikonte seriozisht gjermanin 51-vjeçar, që ka një sistem imunitar të dobët, kur kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet e gjysmë që nga aksidenti tragjik.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: