Ndërsa skulptori Agon Qosa i dha disa nga prekjet e fundit një statuje të Tony Blair, ai mendoi për atë që ish-kryeministri britanik kishte bërë për Kosovën një çerek shekulli më parë. Qosa dhe shqiptarët e tjerë etnikë në Kosovë vleresojne Tony Blair-in për rolin e tij udhëheqës gjatë një fushate bombardimi të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave serbe dhe në fund e ndihmoi Kosoven të fitonte pavarësinë.

Njëzet e pesë vjet më vonë, Qosa po përfundon një statujë prej balte të përmasave reale të Blerit, e cila do të derdhet në bronz dhe do të vendoset në bulevardin Blair në qytetin lindor të Ferizajt më 12 qershor, që shënon fundin e luftës së Kosovës 1998-99.

Më shumë se 13,000 shqiptare te Kosovës u vranë në luftën e viteve 1998-99. Blair, i cili ishte kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në vitin 2007, mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë për ta detyruar atë të tërhiqej nga Kosova.

Sipas zyrës kombëtare të statistikave, më shumë se 10 persona quhen Tonibler, Toni ose Bler ne Kosove.

Bill Clinton, i cili ishte president i SHBA-së në kohën e fushatës së bombardimeve të NATO-s, ka gjithashtu një statujë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Kur Tonibler Gashi lindi dy vjet pas luftës, babai i tij nuk kishte dyshim që djalit të tij të parë t’i vinte emrin e Blair. Gashi, tani 22 vjeç, ishte nëntë vjeç kur takoi Blerin e vërtetë në Prishtinë duke theksuar se ishte ndjere shume mire per kete takim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb