Me Ligue 1 të ndërprerë përfundimisht, skuadra e Lilës e sheh veten jashtë Champions League sezonin e ardhshëm për një pikë të vetme. Një “shaka” që numri një i klubit, Zherar Lopez, nuk arrin ta kapërdijë, dhe ka deklaruar për radion “La Voix Du Nord”:

“E shoh të papranueshme ta mbyllësh garën në javën e 27-të apo 28-të. Shikoni stastitikat: në dhjetë sezonet e fundit, 71% e klubeve kanë ndryshuar pozicionet në dhjetë javët e fundit. Sprinti i fundit shpërblente ata që ishin më të përgatitur fizikisht. Rregullorja nuk parasheh një kampionat të ndërprerë përgjysmë. Pastaj ka dhe parametra të tjerë: PSG për shembull, që ka një mestare prej 2.7 pikësh në ndeshje. Janë favorizuar ata që nuk e kanë luajtur sfidën e kthimit kundër tyre”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb