SHBA

Rocky Johnson, babai i yllit të Hollivudit, Dwayne Johnson, ose siç njihet ndryshe “The Rock”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Në një deklaratë, duke njoftuar vdekjen e tij, World Wrestling Entertainment (WWE) shkruan se “shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe fansave të Johnson”.

Rocky, i cili njihej si “Soul Man”, u bë kampioni i parë i ekipeve afrikano-amerikane të WWE në 1983, një titull që ai fitoi me partnerin e tij Tony Atlas.

Pasi doli në pension në 1991, djali i tij Dwayne vazhdoi trashëgiminë e tij të mundjes, ku mori pseudonimin e tij “The Rock” përpara se të bëhej aktor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: