KËLCYRË

Ish- kandidati për kryebashkiak në Këlcyrë, Hazbi Kasaj ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ai kandidoi në 2019 nën siglën e Partisë së Emigracionit Shqiptar, e drejtuar nga Kostaq Papa por ndryshe nga të tjerët ai ishte një personazh shumë kontravers.

Ai premtoi që të hapte një bordello në Këlcyrë, të legalizonte hashashin dhe garantoi sa më shumë qejf.

Kasaj nuk arriti të grumbullojë shumë vota në Këlcyrë dhe pas zgjedhjeve ai mallkoi rëndë votuesit që nuk e zgjodhën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb