Khalifa bin Hamad al-Thani, ish-emir i Katarit ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Al-Thani erdhi në pushtet në vitin 1972 pasi rrëzoi kushëririn e tij. Al-Thani e drejtoi Katarin deri në vitin 1995, vit në të cilin u rrëzua nga djali i tij.

Djali, Hamad bin Khalifa al Thani shfrytëzoi momentin që babai i tij ishte në Zvicër dhe mori pushtetin.

Khalifa bin Hamad al-Thani është kthyer në Katar pas 9 vitesh, që nga 2004, duke mbajtur një profil të ulët në publik.

Nipi i tij Sheikh Tamim ka shpallur 3 ditë zie në respekt të Khalifa bin Hamad al-Thani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb