SHBA

Babai i yllit të “James Bond”, Daniel Craig, i cili dikur e përshkroi djalin e tij si ‘mikun më të mirë’ ka vdekur në moshën 77 vjeçare. Tim Wroughton Craig ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin e mëlçisë.

Biznesmeni, i cili jetonte afër Oswestry në Shropshire me gruan e tij Kirsty, vdiq të enjten e kaluar në shtëpinë e tij. Pranë tij ishin dhe dy djemtë Daniel dhe Harry.

Z. Craig, i cili ishte drejtor i një ndërmarrje rekrutimi, kishte një ngjashmëri të jashtëzakoshme me djalin e tij të famshëm dhe më parë e kishte lavdëruar atë si një “aktor shumë i mirë”.

“Ai nuk flet për mua dhe unë nuk flas për të, por natyrisht unë jam jashtëzakonisht krenar për të pasi ai është një aktor shumë i shkëlqyer”, ka thënë ai.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb