Roma është gati të nisë aventurën evropiane, kësaj here në Europa League, pas triumfit në Conference League. Në një intervistë për UEFA-n, José Mourinho ka folur për projektin e Romës…

“Themelore ishte ndërtimi i një mentaliteti që nuk ishte prezent te romanët prej shumë vitesh. Ky mentalitet u ndërtua paralelisht me një element tjetër që është vendimtar për mua: empatinë.

Për mua empatia shkon përtej grupit. Ai shtrihet edhe në atë se si klubi perceptohet nga pjesa tjetër e shoqërisë, ky klub vlen shumë më tepër se ekipi, ka peshë të madhe, është nën presionin e komunitetit dhe tifozëve.

Triumfi në Conference League ishte i rëndësishëm, jo vetëm për ekipin, por edhe për klubin. Unë jam i vetmi që ia dola, asnjë lojtar apo trajner tjetër nuk e ka bërë – thotë ai duke treguar tatuazhin në shpatullën e tij të djathtë

– Vërtet më bën të qesh, po bëjmë shaka për këtë, por nëse e mendon është diçka që më bën të jem krenar. Megjithatë, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe unë do të përpiqem të arrij diçka më shumë” – përfundoi Mourinho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb