TIRANË- Një ditë pas incidentit të shënuar në stadiumin “Qemal Stafa” në kryeqytet, Policia e Tiranës ka reaguar duke dhënë detaje për të gjithë aktivitetin dhe ndeshjen mes ekipit shqiptar të Kukësit dhe ati polak Legia Varshava.

Sipas policisë, u morën të gjitha masat dhe u shmang përplasja mes tifozëve të Kukësit dhe atyre të Legia Varshavas. Ndërkohë që për goditjen e lojtarit polak deklaron se nuk dihet ende nga ka ardhur sendi që e ka goditur pasi në pozicionin ku ndodhej ai, nuk kishte tifozë.

“Më datë 30 Korrik 2015, përmes shkresave të mbërritura në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, se në datë 30 Korrik 2015, ora 20.00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Tiranë është planifikuar të zhvillohet ndeshja e Futbollit ndërmjet ekipeve F.K Kukesi – Lega Ëarszaëa (Poloni). Policia e Tiranës, mori masat e duhura  për zhvillimin normal të këtij aktiviteti. Nga ana e Komisariateve të Policisë Nr.1,2,3 në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, duke filluar nga ora 17.00, datë 30.07.2015, janë marrë masat paraprake lidhur me planizimin dhe vendosjen efektivëve  për çdo Komisariat me detyrë dhe pozicionimi në vendet e caktuara për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti”, deklaron Policia e Tiranës.

Po kështu ajo sqaron më tej se fillimi i këtij aktiviteti vijoji normalisht, efektivët u pozicionuan në ruajtje të mjedisit përreth dhe brenda stadiumit. Gjatë përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët e Kukësit u revoltuan me rezultatin duke e kontestuar atë, dhe të ashpërsuar kanë filluar reagim me tifozët kundërshtarë duke tentuar të afroheshin me tribunën e tifozëve Polak. Në këto moment Policia ka shmangur kontaktin fizik duke i rikthyer tifozët e Kukësit në vendet e tyre.

“Në minutën e 52 të ndeshjes së futbollit, është parë një lojtar i shtrirë, i cili u shpreh se është goditur nga një send i pacilësuar së çfarë ishte dhe drejtimi nga kishte ardhur goditja e lojtarit nuk është përcaktuar pasi zona në të cilën lojtari u rrëzua ishte pa tifozë.

Nga ana e arbitrit u bë ndërprerja e aktivitetit sportiv dhe lojtarët u shoqëruan për në mjedisin e brendshëm nga ana e Policisë pa asnjë problem. Nga ky moment e në vazhdimi nuk është shënuar asnjë incident ndërmjet tifozëve apo hedhje sendesh ndërkohë që nga ana e përfaqësuesve të futbollit u mor vendimi për pezullimin e ndeshjes. Në asnjë moment në fillim , përgjatë dhe në në fund të këtij aktiviteti sportiv nuk është shënuar asnjë lloj incidenti pasi Policia ka qenë në gatishmëri të plotë deri në momentin që janë larguar tifozët pas vendimit të pezullimit të ndeshjes sportive”, përfundon deklaratën Policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb