Fati i braktisi në sfidën e parë, por PSG në fund e kthen në festë, për më tepër feston brenda në “Anfield”. Ekipi i Luis Enriques zhvilloi një ndeshje monumentale, triumfoi 0-1 në kohën e rregullt duke e dërguar ndeshjen me Liverpool fillimisht në shtesë dhe më pas te rueleta e penalltive aty ku diferencën e bëri Donnarumma me portierin “azzurr” që priti dy penallti ndërsa lojtarët e PSG u treguan perfekt, 4 në 4 penallti të sakta. Fjalët e para të Luis Enriques shkuan pikërisht për Donnarumma-n:

“Në Champions nuk ka rëndësi forca, por të jesh i zoti në momentin e duhur. Në Paris vuajtëm shumë, por futbolli i tillë është, shpesh edhe i padrejtë. Sot ishim me fat, ata goditën disa herë shtyllën, por më pas Gigio bërë atë që bëri Alisson në ndeshjen e parë. Ky kualifikim na jep më shumë besim për të ardhmen”, u shpreh Luis Enrique.

Paraqitja e PSG dhe në veçanti e Donnarumma bëri xhiron në mediat franceze: “Super hero”, shkruan L’Equipe në faqen e parë.

Lequipe
Lequipe

Nuk e bëri dramë këtë eliminim trajneri i Liverpool, Arne Slot: “Ishte ndeshja më e bukur e futbollit ku unë kam marrë pjesë. Ishte një paraqitje e shkëlqyer, zhvilluam një ndeshje perfekte, por nuk arritëm të shënonim, e njëjta gjë që i ndodhi Parisit një javë më parë. Më pas ndeshja shkoi në shtesë dhe te penalltitë, aty ku ne holandezët jemi mjeshtër për të humbur”, theksoi trajneri i Liverpool në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: