Kroacia po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 ndaj Letonisë në  transfertë (18 nëntor) dhe Armenisë në shtëpi (21 nëntor). Mesfushori i njohur, Mateo Kovacic nuk do jetë i gatshëm për këto sfida. Shkak është bërë një dëmtim dhe është parë e arsyeshme të mos jetë në listë.

“Mateo Kovacic, i cili iu nënshtrua testeve mjekësore në Mançester, është përjashtuar për ndeshjet e ardhshme për shkak të një dëmtimi muskulor, i cili tregoi se ai nuk do të jetë i gatshëm për të ndihmuar kombëtaren në ndeshjet e ardhshme për shkak të lëndimit”, njoftoi Federata Kroate e Futbollit. Kovacic numëron 97 ndeshje për Kroacinë, ku ka shënuar 5 gola.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb