News 24 ka siguruar emailin që nënkomisari i policisë Emiliano Nuhu i ka dërguar drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliut ku e vinte në dijeni në lidhje me kërcënimet me jetë. Në email-in e siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat nënkomisari i shkruan në adresat zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm si edhe Ministrit të Brendshëm të martën e datës 14 gusht 2018 ku i kërkon transferim në Tiranë pranë familjes pasi është kërcënuar me jetë nga persona me prirje të theksuar kriminale. Nuhu vë në dijeni Veliun se më 30 korrik është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër e deputetit Rahman Rraja.

Sipas Nuhut këta persona janë të pushtetshëm dhe nuk goditen nga policia lokale. Në email  Nuhu I vë në dispozicion drejtorit të përgjithshëm precedentët penalë si edhe informacionet policore në lidhje me Redian e Ramazan Rraja si edhe të vëllait të këtij të fundit Xhelal Rraja. Nuhu i shkruan Veliut që megjithëse ka punuar 6 vjet si agjent në mbulim dhe I infiltruar duke marrë pjesë në operacione të rrezikshme kjo është e para herë që kërcënohet me jetë. Ai i kërkon mirëkuptim drejtorit të përgjithshëm për ta emëruar në çfarëdo pozicioni në Tiranë për të qenë pranë familjes, pasi është baba i një vajze 1 vjeçare për të cilën ka përgjegjësi të kujdeset. Sipas nën komisarit Emiljano Nuhu kërcënimet me jetë të ardhura në drejtim të tij kanë bërë që familja e tij të kalojë një shok psikologjik të fortë sa nuk guxojnë të dalin nga shtëpia.

Pavarësisht këtij parashtrimi që nën komisari Nuhu bëri  më 14 gusht në email zyrtar Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë  një ditë më vonë  mw 15 gusht ai transferohet në Berat dhe jo në Tiranë siç kishte kërkuar. Kjo situatë e ka detyruar atë të braktisë policinë dhe të largohet nga vendi.

Email
Email

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb