Forcat e Armatosura të Ukrainës po përgatiten për një kundërofensivë, e cila do të fillojë pas rreth dy muajsh, tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës presidenciale.

“Nuk jemi me nxitim, do të riorganizohemi gjatë dy muajve të ardhshëm. Ne do t’i lodhim rusët në Bakhmut dhe do të fokusohemi diku tjetër”, tha Podolyak në një intervistë të botuar sot.

Rusia kishte përqendruar shumicën e personelit të saj të trajnuar ushtarak në Bakhmut, së bashku me kompanitë ushtarake private më të gatshme për luftim, shtoi ai.

Si e tillë, Ukraina sipas tij po synon të fitojë kohë për të rimbushur forcat e saj dhe t’i shkaktojë humbje të mëdha ushtrisë ruse. Ai zbuloi se vendimi për ta bërë mbrojtjen e një zone kyçe një detyrë prioritare ishte një strategji e përbashkët e zhvilluar nga krerët ushtarakë të vendit me miratimin e Presidentit të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: