Miqtë e tij e quajnë Apostolis, por emri i tij i vërtetë është Astrit, i lindur në Shqipëri dhe jeton në Greqi për gati 30 vjetësh. Është bërë heroi i ditëve të fundit në Greqi dhe një nga personazhet kryesore të medias greke.

Shumë banorë kanë luftuar e luftojnë këto ditë me flakët në shumë zona të Greqisë për të shpëtuar pronat e tyre, shtëpitë e gjithçka tjetër me vlerë, në një betejë thuajse të humbur.

Por Apostoli bëri një përpjekje tepër të guximshme për të shuar zjarrin që po i afrohej shtëpive në Evia, vetëm me një degë peme. Siç shihet në video, ai i ngjitet edhe gardhit me tela me gjemba dhe me një degë të thyer, lufton për të shuar zjarrin, duke arritur t’i japë kohën e mjaftueshme një makine zjarrfikëse që po mbërrinte në vend për të të shuar flakët.

Duke folur në një televizion grek, Apostolis iu referua veprimit të tij, duke thënë se “po digjej shtëpia jonë, prona e të gjithëve dhe hyra brenda. Ndjeva si për atdheun tim, jam këtu për 29 vjet dhe bëra çmos për të shuar zjarrin. Arritëm në pikën e fundit dhe thashë se duhet të shpëtojmë. Ndjej se kam një detyrim ndaj këtij vendi ”, u shpreh ai.

 

https://youtu.be/Cm5hcQn9pco

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb