SHBA

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në takimin e Komitetit të Mbrojtjes të Senatit Amerikan. Në fjalën e tij, Meta u ndal në sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore si edhe në ndikimin e Rusisë në rajon.

Meta Ne Senat

“I nderuar të flas sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore, si edhe për luftën kundër sjelljes malinje të Rusisë në rajon. Një mundësi e madhe për të forcuar partneritetin dhe për të diskutuar për situatën gjeopolitike në rajonin e Europës Juglindore.” –shkruan Meta në një postim në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb