Një vajzë 12-vjeçare në Rusi ka mbetur shtatzëne.

E intervistuar nga një media vendase, ku ndodhej së bashku me të ëmën, ajo është shprehur e lumtur për këtë gjë dhe ka deklaruar se babai i fëmijës është 18 vjeç. Vajza e quajtur Dasha, ka deklaruar se e ka ndërprerë romancën me ish të dashurin, megjithatë shprehet e lumtur që do e rrisë fëmijën me ndihmën e nënës.

“U habita kur e mora vesh. Por për habinë time ajo ishte e lumtur. Kështu ne vendosëm që ajo ta mbante fëmijën”, tha nëna e vajzës.

Ndërkohë, 12-vjeçarja ka shprehur keqardhjen për komentet negative të njerëzve. Ajo thotë se në vend që të merrte prej tyre komente dhe këshilla, ka pranuar vetëm paragjykime dhe fjalë fyese.

“Në rrjete sociale kanë shpërthyer fjalë fyese kundrejt meje. Ata më kanë sharë mua, fëmijën që pres dhe familjen time. “Njerëzit thjesht mund të mbështesin dhe japin këshilla, por ata filluan të na fyejnë që në fillim”, tha e mitura.

Sakaq, policia është vendosur në kërkim të 18-vjeçarit pasi e akuzojnë atë për përdhunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb