Jose Mourinho i kërkoi falje gazetarit Daniele Lo Monaco pasi “Special One” i dha një përgjigje jo shumë të këndshme atij pas humbjes 2-1 të Romës ndaj Milanit, para grumbullimit të kombëtareve.

Pas sfidës, Lo Monaco e pyeti Mourinhon pse kishte zgjedhur të përdorte atë taktikë lojë, e cila si zakonisht dihej që do dështonte.

“Si një tifoz futbolli, kam mësuar shumë duke parë punën e Mourinhos gjatë dy viteve të fundit. Megjithatë, ka një gjë që nuk e kuptoj në ndeshjen kundër Milanit. Pashë Romën që kishte qasje mbrojtëse, sidomos nga krahët. Pyetja ime është: kur vendosët të përballeni me Milanin në këtë mënyrë?

Më pas Mourinho u përgjigj: “Mendoj se formula e suksesit nuk është të dëgjosh ata që nuk kanë të njëjtat aftësi si ti. Unë mendoj se kjo është e rëndësishme. Dëgjoni ata që dinë më shumë se ju.

Por nuk ndihem rehat t’i diskutoj këto gjëra me dikë që nuk është ulur kurrë në një pankinë ose me dikë që nuk ka kaluar qindra orë në këto situata, me dikë që nuk ka përgatitur kurrë ndeshje të këtij niveli”.

 

Duke kuptuar se kritikat e tij ndaj Lo Monacos ishin të gabuara, Mourinho shfrytëzoi rastin për të kërkuar faljes pas fitores 7-0 të Romës ndaj Empolit të dielën.

“Para pyetjeve doja t’i kërkoja falje Daniele Lo Monaco. Ju keni qenë gjithmonë të sinqertë me mua. Bëni punën tuaj si një gazetar i mirë. E dëgjova përsëri pyetjen tuaj dhe nuk kisha arsye përse të të përgjigjesha ashtu.

Vetë Lo Monaco e publikoi më pas fragmentin në internet, ku ndër të tjera shkruante: “Pak njerëz të mëdhenj e kanë këtë nivel përulësie”. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb