Një 36-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në Fier, rasti i dytë në shtëpinë e vjehrrit. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos. Policia deklaron se rreth orës 08:30, në banesën e vjehrrit të tij, shtetasit S. A., dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi T. J., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mbrëmjen e 19 shtatorit, 6 ditë më parë një tjetër i ri tentoi të vetëvritej me armë zjarri në banesën e vjehrrit pas konflikteve me bashkëshorten. Pas orësh të tëra negociatash mes policisë së Fierit, forcave RENEA dhe 31-vjeçarit Elton Meta ai u dorëzua dhe u arrestua, teksa iu sekuestra automatiku dhe një gëzhojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: