Tragjedi në Cagliari! Një kryebashkiak polak 44-vjeçar, i cili ndodhej në Sardenjë së bashku me bashkatdhetarët e tjerë për një sërë vizitash institucionale, ra nga kati i katërt i hotelit ku po qëndronte dhe humbi jetën.

Episodi ka ndodhur në mes të natës, në hotelin Due Colonne në qendrën historike. Sipas rindërtimit të skenës së krimit nga ekipi i policisë, kryebashkiaku ndodhej në një dhomë me një koleg dhe me sa duket ishte ulur në dritare dhe kishte humbur ekuilibrin, duke rënë në zbrazëti për disa dhjetëra metra.

Një kalimtar ngriti alarmin. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca 118, por për fat të keq për 44-vjeçarin polak nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Në vend ndodhen edhe specialistë shkencorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: