Ajo që ndodhi sot në Serie A, rrallë është parë në futboll. Sfida mes Cagliarit dhe Frosinones, dy ekipeve që luftojnë për mbijetesë, jo vetëm që u kthye në një festival golash, por dhuroi emocione, sidomos në fund.

Miqtë kaluan në avantazh të dy golave në pjesën e parë nga Soule, ku mes tyre pati një penallti të humbur nga vendasit. Me të nisur e dyta, Frosinone shënon edhe të tretin dhe praktikisht u duk një ndeshje e mbyllur. Madje trajneri i Frosinones largon edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni, teksa mendoi se e zgjidhi sfidën.

Por duket se miqtë i kishin bërë llogaritë gabim. Në harkun kohor të 4 minutave, në 72’ dhe 76’, Cagliari ngushton në 2-3 dhe rihap takimin. Në 94’ dhe 96’ Pavoletti realizon dy gola njëri pas tjetrit, duke sjellë festën e çmendur në Sardegna, me vendasit që fitojnë 4-3. Kjo ishte fitorja e parë sezonale për Cagliarin, që lë vendin e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb