Ndotën ujërat e një përroi në qytetin e Kuçovës, pasi shkarkuan aty, mbetje të hidrokarbureve, procedohen penalisht kryeinxhinieri dhe shefi i sigurimit teknik në një ndërmarrje për prodhimin e naftës. Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave të një përroi në qytetin e Kuçovës, nga shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për të përcaktuar përgjegjësinë penale për ndotjen.

Në përfundim të këtyre veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi Gramoz Meçaj dhe Tomorr Laze, përkatësisht me detyra kryeinxhinier dhe shefi i sigurimit teknik, në një ndërmarrje për prodhimin e naftës, në Kuçovë.

Nga hetimet rezulton se nga aktiviteti në fushën e hidrokarbureve, i ndërmarrjes ku punonin këta shtetas, janë ndotur ujërat përroit, duke qenë se janë shkarkuar aty, në kundërshtim me ligjin, mbetje të këtyre lëndëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: