Nga një i larguar i sigurt, e ardhmja e Niccolo Zaniolo merr një kthesë të papritur. Roma i përgjigjet interesimit të Milan, Juventus e Tottenham, duke i ofruar sulmuesin “azzurr” rinovimin e kontratës.

Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e klubit verdhekuq janë të gatshëm ti ofrojnë Zaniolos një kontratë të re, aktualja përfundon në 2024. Në kontratën e re, parashikohet edhe një rritje e ndjeshëm e pagës, nga 2,5 milionë euro në 4 milionë euro plus bonuse.

Me këtë lëvizje, Roma konfirmon edhe një herë se objektivi i tyre kryesor është minimalisht prezenca në Champions League, por me grupin e krijuar nga Jose Mourinho as titulli nuk është më një utopi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: