TIRANË- Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë ndryshuar disa prej krerëve të Komisariateve në rrethe, duke përfshirë Beratin, Kavajën, Laçin, Bulqizën etj.

Kështu mësohet se Bilal Selmani, aktualisht shef i Komisariatit që Policisë së Kavajës, transferohet shef Komisariati në Gramsh. Ilir Musta, aktualisht shef i Komisariatit të Policisë në Gramsh, transferohet shef Komisariati në Berat.

Ndërkaq shefi i Komisariatit të Beratit, Gazmend Demrozi, transferohet shef komisariati në Burrel. Po kështu mësohet se Niko Nikolla që ishte në krye të Komisariatit të Bulqizës, transferohet shef komisariati në Laç.
Sakaq Ilir Proda, është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Bulqizë.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb