TIRANË

Presidenca reagon pas ndryshimeve në qeveri të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë ka propozuar emrin e kreut të Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin dhe e menjëhershme ka qenë përgjigjja nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.


Zëdhënësi i tij Tedi Blushi konfirmon përgjigjen pozitive ndaj propozimit, pra dekretimin e Ahmetajt, si ministër shteti për Rindërtimin pas tërmetit që goditi Shqipërinë e Mesme më 26 nëntor.


“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan zëdhënësi i Presidentit të Republikës.


Blushi
Blushi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb