Për Shkëlqim Canin mund të thuhet se largimi si ministër ka qenë suprizë, pasi gazetarja e News24 kishte rezervuar një intervistë për ditën e sotme në orën 12:00 të mesditës. Intervista u kërkua një ditë më parë, të hënën dhe u konfirmua se sot Cani do të fliste si ministër. Por 15 minuta para se të realizohej intervista, këshilltari për mediat tek ministria e Financave, njoftoi gazetaren Erjola Jata të Neës24, se intervista nuk do të zhvillohej. Kjo lë të kuptohet se Cani nuk ka pasur dijeni 24 orë më parë rreth largimit të tij si ministër. Por duket se surprizë nuk ka qenë për Arben Ahmetaj, komunikimi si ministër i Financave. Sot në mesditë, në castet që iu konfirmua emri si ministër i Financave, Arben Ahmetaj ndodhej në dikasterin e ‘Financave’ në një pritje me Bankën Botërore.

Kujtojme se ndryshimet në qeveri vijnë fill pas një takimi që kryeministri Edi Rama ka bërë me aleatin e tij në qeverisje, Ilir Meta. Takimi Rama-Meta u zhvillua paradite tek Kryeministria.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb