Analisti Eduard Zaloshnja ka thënë se opozita me sistemin aktual me lista të mbyllura ka më shumë gjasa të vijë në pushtet pasi përbëhet nga një parti e madhe, një parti e mesme dhe shumë të vogla përballë PS-së së vetme.

Zaloshnja e krahason opozitën e sotme me Ramën në vitin 2013 kur krijoi koalicion pasi pësoi disfatën e 2009 dhe me LSI në krah ja doli të vinte në pushtet.

Analisti shprehet se PD me LSI dhe me shumë ‘vagona’ të vegjël ka gjasat të vijë në pushtet. Një gjë të tillë s’mund ta bëjë nëse ndryshohet sistemi sipas tij.

 

”Opozita përbëhet nga dy parti, një e madhe, një e mesme dhe 5-6 të vogla. Ato kanë gjasa më të mëdha të vijnë kështu në pushtet sesa nëse ndryshohet sistemi. E provoi në 2009 që bëri trenin, me një lokomotivë të fuqishme dhe vagona.

PS në 2013 mori një lokomotivë të vogël dhe me vete 37 të tjera të vogla sa kishte. Ndodhet në situatën që ishte Rama në 2013 pasi e provoi në 2009 që nuk fitoi dhe tentoi më pas koalicionin e madh.”- tha Eduard Zaloshnja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb